Loading…

Sheshi te ura e Ibrit si ai Nënë Tereza në Prishtinë

  • 06/02/2017 | 13:49

Sheshi te ura e Ibrit si ai Nënë Tereza në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media, ka folur për murin që u rrënua dje në Mitrovicë. Ai ka thënë se Mitrovica do të jetë e bashkuar dhe nuk do të ketë më ndarje në mes të jugut dhe veriut.


Ai ka thënë se këto ditë jemi përballur me strukturat paralele që kanë tentuar ta cënojnë tërsinë territoriale të Kosovës, por që kanë dështuar.

Veseli ka thënë se nuk do të ketë muri, dhe se ajo pjesë do të jetë një shesh për lëvizjen e qytetarëve, që do të jetë në nivelin zero, me nudsi të shëtitjes së këmbësorëve, veturave të emërgjencës, policisë e zjarrfikësve, i ngjashëm si ai Nënë Tereza në Prishtinë.

“Muri më nuk do të ketë në Kosovë. Jeni dëshmitarë se ai është rrënuar përfundimisht. Tani do të ketë një projekt të ri, i cili do të jetë në përputhje me institucionet e Republikës së Kosovës, me lëvizjen e lirë. Ai do të ketë hapsira të gjelbëruara, që do të jetë në nivelin zero. Do të jetë një shesh i siç është ai Nënë Tereza në Prishtinë”.

Veseli ka demantuar zërat se do të ndërtohet sërish muri në atë pjesë.

“Ne nuk do të lejojmë as mur e as veprime të tjera që janë ilegale. I ftojë bashkëqytetarët e mi të Mitrovicës të jenë të sigurt në atë cfarë po bëjmë. Ai do të jetë në interesin e Mitrovicës, e cila do të jetë e bashkuar, e që do të ketë komunikim e lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e vetë. Do të jetë projekt i zhvillimit. Do të kemi një projekt të ri, në marrëveshje dhe leje të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës, projekt i cili do të jetë një shetitore”.

“Do të ketë largim të murit. do të jetë staza për biciklistët. Dhe në të njejtën kohë, do të jetë hapsirë e mjaftueshme për të lëvizuar, dhe atë në nivelin zero, në të dy anët. Në pjesën nga lagja e Boshnjakëve, do të jetë 9 metra. Dhe në pjesën nga Krashi dhe do të jetë e hapur. Do të hapet një rrugë aty që në të kaluarën ka qenë e mbyllur”, ka thënë Veseli duke ftuar qytetarët që të mos ua vënë veshin deklaratave të partive poltike në vend, që kanë thënë se do të ketë sërish muri në atë pjesë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë