Loading…

‘Shfajësohet presidenca’: Thotë se Kosova nuk u izolua vitet e fundit, përmenden vaksinat e afganët

  • 07/11/2021 | 13:44

‘Shfajësohet presidenca’: Thotë se Kosova nuk u izolua vitet e fundit, përmenden vaksinat e afganët

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar në lidhje me deklaratat se Kosova që pas pavarësisë ka pësuar izolim në fushën ndërkombëtare, e në veçanti pas mosftesës që pati nga SHBA’të, shkruan Gazeta Metro.


Vela, përmes një postimi në Tëitter ‘’ka shfajësuar’’ presidenten Osmani nga kjo deklaratë, duke thënë se që kur ka marrë postin ka zhvilluar vazhdimisht takime me ndërkombëtarët e përfaqësues të shteteve të mëdha,

Ai ka përmendur mbi 30 takime të Osmanit me homologë të saj, dhe komunikimin e Osmanit me presidentin Biden dhe me zëvendëspresidenten Camila Harris. “Tendenca e ca figurave opozitare per krijimin e narrativit per gjoja izolimin e Presidentes jane te pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog te saj. Ne raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris. 1/2”, ka shkruar Vela.

Ai gjithashtu përmendi edhe ardhjen e vaksinave, duke thënë se kjo u bë falë bisedimeve që kishte Osmani me SHBA’të, por edhe mirëpritja e afganëve ishte në këtë listë.

Sot gjatë ditës ishte ish ministri i jashtëm Skënder Hyseni, që tha se ‘’binomi Osmani-Kurti kanë dëmtuar Kosovën në paraqitjet ndërkombëtare.’’

Sipas Hysenit, Kosova kurrë nuk ka qenë më e izoluar që nga shpallja e pavarësisë./gazetametro.net

Hyseni: Binomi Osmani-Kurti e kanë bërë Kosovën vendin më të izoluar që nga pavarësia

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë