Një kishë e vjetër katërqind vjeçare shfaqet mbi sipërfaqen e ujit në shtetin jugor meksikan të Chiapas, pas një thatësire e cila shkaktoi rënien e nivelit të ujit.
Ndërtesa është e lidhur me Friar Bartolome de las Casas, Peshkopi i parë i Chiapas. Besohet se ai mbërriti në Meksikë në 1540-ën me një grup murgjish, i cili shkoi për të ndërtuar kishën. Sipas një studimi të kryer nga historianët, kisha u ndërtua nga pushtuesit spanjollë.
Ndërtesa shpirtërore e cila ka dalë nga uji besohet që u ka shërbyer shumë qytetarëve meksikan gjatë asaj kohe kur është ndërtuar.
Në vitin 2002, nivelet e ujit kanë rënë vazhdimisht në mënyrë drastike, dhe kështu vizitorët e hasën këtë kishë të paparë më herët, transmeton gazetametro.net.
Rrënojat e kishës ishin të humbura në ujëra kur zona u përmbyt nga qeveria në vitin 1966, për të formuar rezervuarin Nezahualcóyotl. Ajo është shfaqur dy herë që kur diga është ndërtuar. /gazetametro.net