Loading…

Shfaqet në gjykatë i akuzuari për sulmin ndaj xhamisë në Oslo

  • 13/08/2019 | 09:03

Shfaqet në gjykatë i akuzuari për sulmin ndaj xhamisë në Oslo

Burri i akuzuar për hapjen e zjarrit në një xhami Norvegjeze gjatë fundjavës u shfaq në gjykatë të hënën me sy të mavijosur dhe plagë në fytyrë dhe qafë, shkruan Gazeta Metro.


I dyshuari 21-vjeçar Philip Manshaus nga transmetuesi i shërbimit publik të Norvegjisë NRK, u paraqit në gjykatë me akuzën e vrasjes dhe terrorizmit. Por ajo që ra në sy dhe ishte shumë e paqartë ishte se nga vinin shenjat në fytyrën e tij.

Prokurori i Policisë së Qarkut në Oslo, Paal-Fredrik Hjort Kraby tha se ata janë të vetëdijshëm që emri i tij u botua në mediat shtetërore, por ata nuk do ta konfirmonin atë..Prokurorët do të kërkojnë që Manshaus të burgoset për katër javë, me izolim të plotë, si dhe ndalime letrash, vizitorësh dhe mediash, sipas një deklarate të lëshuar nga policia të hënën,

“Prokuroria do të kërkojë që dyert të jenë të  mbyllura në burg gjatë hetimit për shkak të rrezikut nga ndonjë ikje ,pasi hetimi është në një fazë të hershme dhe i akuzuari nuk ka dhënë një shpjegim në polici”, thuhet në deklaratë.

Policia tha të hënën se Manshaus kishte vendosur një kamerë GoPro në një helmetë kur hyri në xhami. Prokurori i Policisë së Qarkut në Oslo, Paal Fredrik Hjort Kraby tha për media se hetuesit kanë siguruar regjistrimet nga kamera, të cilat ata i konsiderojnë si prova.

Imran Mushtaq, anëtar i bordit në xhaminë Al-Noor, tha se më shumë se një duzinë njerëz po luteshin brenda në xhami vetëm 10 minuta para se të mbërrinte i dyshuari. Por deri në kohën kur filluan të shtënat, vetëm tre burra të moshuar mbetën brenda.I dyshuari hyri duke qëlluar nëpër derën e qelqit të xhamisë, tha Mushtaq. Dy armë u gjetën brenda xhamisë dhe besohet të jenë të lidhura me të dyshuarin, tha policia.Menjëherë pas sulmit, hetuesit gjetën trupin e një gruaje të re në shtëpinë e të dyshuarit në Baerum.Viktima është 17-vjeçarja motra nga njerka të cilën policia e Oslos e identifikoi si Johanne Zhangjia Ihle-Hansen të hënën.

Inspektori Rune Skjold u tha gazetarëve të dielën se i dyshuari kishte shprehur simpati ndaj figurave të njohura në Norvegji, figura si Vidkun Quisling, udhëheqësi i Norvegjisë nën okupimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë