Loading…

Shfaqet një ‘kamikaz’ në rrugën Prishtinë-Ferizaj: Vetura futet në kahun e kundërt të rrugës

  • 10/06/2021 | 10:10

Shfaqet një ‘kamikaz’ në rrugën Prishtinë-Ferizaj: Vetura futet në kahun e kundërt të rrugës

Një tjetër veturë është futur në kahun e kundër të lëvizjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, shkruan Gazeta Metro.


Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook është publikuar një video ku shihet një veturë duke lëvizur në kahun e kundër të lëvizjes.

Video është në xhiruar gati në hyrje të Prishtinës, konkretisht në pjesën e rrugës që të qon në drejtim të Lipjanit.

Anëtarët e grupit këtë veprim e kanë quajtur si akt ‘kamikaz’, kjo për arsyen se një veprim i tillë mund të sjellë deri në një aksident me fatalitet.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet në Kosovë, ku vetëm në vikend kanë vdekur pesë persona në aksident. Ndërsa dje në Komoran kanë ndodhur tri aksidente të njëpasnjëshme me 12 vetura. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë