Loading…

Shi e bubullima në fundjavë, ky është moti për nesër e pasnesër

  • 17/09/2021 | 23:54

Shi e bubullima në fundjavë, ky është moti për nesër e pasnesër

Mbi vendin tonë të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.  Në aspektin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.


Sipas Prishtina Weather, fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vranësira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu.  Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C.  Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë