Loading…

Shifër alarmante: Mbi 300 të vdekur në komunikacion për dy vite

  • 18/06/2019 | 16:51

Shifër alarmante: Mbi 300 të vdekur në komunikacion për dy vite

Mbi 300 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, për dy vite transmeton Gazeta Metro.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë dy viteve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 300 vdekje në aksidente rrugore.

Sipas IKSHP, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet ku vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 30 persona”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ky institut njofton se shkaktari kryesor i aksidenteve është faktori njeri pasiqë nuk janë duke u respektuar rregullat e traikut si dhe faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë