Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është vetëm 2 gola larg shifrës 19, me të cilën bashkëlojtari i tij Blend Baftiu, e siguroi epitetin e top golashënuesit në sezonin e kaluar, shkruan Gazeta Metro.
Ballkani sot ka siguruar fitoren në shtëpi me rezultat 4-1, ku Mirlind Daku shënoi dy gola për suharekasit.
Pas këtyre dy golave, Daku arriti shifrën e 17 gola të shënuara në Superligë për këtë sezon, ku janë luajtur vetëm 10 ndeshje.
E ai është gati që ta thyejë një rekord të bashkëlojtarit të tij te Ballkani, Blend Baftiut.
Blend Baftiu sezonin e kaluar pra atë 2019/20, arriti të shënonte 19 gola dhe ishte bërë top shënuesi i ligës.
Për të arritur atë Dakut i duhen edhe dy gola, derisa ka për të luajtur gati edhe 20 ndeshje këtë sezon.
Sulmuesi gjilanas, mund ta arrijë këtë shifër edhe në ndeshjen e 11, ku në rast se shënon dy gola ai mund ta arrijë këtë rekord.
Më poshtë keni golat e shënuara nga Daku dhe Baftiu. /gazetametro.net