Revista sportive franceze L’Equipe ka publikuar të hyrat mujore të futbollistëve të kampionëve francezë që po ngecin si ekip, transmeton Gazeta Metro.
Më i paguari është kapiteni i Francës Kylian Mbappe me 6 milionë euro, e pas tij braziliani që gjysmën e ndeshjeve as që i ka luajtur për klubin Neymar me 3.67 milionë, e pas tij me pak më pak Lionel Messi me 3.37 millionë euro.
🚨 Les salaires des joueurs du PSG !
(@lequipe) pic.twitter.com/cCqIqWnVPP
— Actu Ligue 1 (@ActuL1_) March 30, 2023
Me të hyra milionëshe krenohen edhe Marquinhos, Verrati, e Hakimi, e nuk është larg tyre as portieri Donnarumma.
Vet trajneri Galtier paguhuet me 665 mijë euro në muaj, megjithëse e sollën për të vendosur rend në zhveshtoren e padisiplinuar plot yje, nuk ia doli të tregojë rezultate.
Pritet që Paris Saint-Germain gjatë verës edhe të shesë disa futbollistë pasi as këtë sezon nuk ia doli të shkoj larg në Ligën e Kampionëve./gazetametro.net