Loading…

Shifra shqetësuese: 217 të infektuar me virus gjatë 24 orëve të fundit ishin fëmijë nën 9-vjeç

  • 26/01/2022 | 17:30

Shifra shqetësuese: 217 të infektuar me virus gjatë 24 orëve të fundit ishin fëmijë nën 9-vjeç

Gjatë 23 orëve të fundit 217 të infektuar me virusin korona ishin fëmijë nën 9 vjeç, shkruan Gazeta Metro.


Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Vendi regjistroi 4 mijë e 397 raste të reja me virus.

Rreth 1 mijë e 300 të infektuar me COVID-19 gjatë kësaj kohe janë nën moshën 19-vjeçare.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se 217 të infektuar janë të moshës zero deri 9 vjeç, 1 mijë e 69 janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 506 janë të moshës 20-29 vjeçare.

49 të infektuar janë mbi 80 vjeç.

Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me COVID-19 sot është ajo e Prishtinës me 1 mijë e 89 raste, pastaj e Pejës me 438 raste.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë