Loading…

Shifrat që fshihen pas kalimit të Wijnaldum nga PSG në Romë

  • 03/08/2022 | 23:09

Shifrat që fshihen pas kalimit të Wijnaldum nga PSG në Romë

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum raportohet së është vetëm një hap larg kalimit të tij në Romë.


Giallorossi kanë punuar shumë këtë verë që ta forcojnë skuadrën e tyre derisa Jose Mourinho synon që të hyjë në top katër, pasi që ka transferuar Paulo Dybala si lojtar të lirë. Një shtesë tjetër e rëndësishme për këtë skuadër është Nemanja Matic dhe Mile Svilar.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, PSG dhe Roma janë duke punuar shumë që ta përfundojnë këtë marrëveshje sa më shpejt, ndërkaq ajo ka mundësi që të finalizohet gjatë kësaj mbrëmje.

Giallorossi janë pajtuar që të paguajnë pesë milionë euro nga paga 7.2 milionë e Wijnaldum dhe do të paguajnë edhe një milion të tjera në mënyrë që ta marrin lojtarin. Do të jetë një marrëveshje huazimi me opsion blerjen.

Roma shpreson që Wijnaldum do të arrijë nesër pasi që dëshirojnë ta integrojnë atë në skuadër qysh në fillimin e sezonit në Serie A. Ndeshjen e parë ata e luajnë kundër Salernitanas më 14 gusht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë