Loading…

‘Shih ti tash’: Presidenti i federatës rumune kërkon nga UEFA që ta sanksionojë edhe Kosovën

  • 25/09/2023 | 20:56

‘Shih ti tash’: Presidenti i federatës rumune kërkon nga UEFA që ta sanksionojë edhe Kosovën

Presidenti i Federatës të Futbollit të Rumanisë Razvan Burleanu ka kërkuar nga shtëpia e futbollit UEFA që ta sanksionojë edhe Kosovën.


Ai ka kujtuar mikpritjen në Kosovë, duke thënë se s’ka qenë më e mira prandaj UEFA duhet ta sanksionojë, në rast që nuk e ka sanksionuar deri më tani, raporton Nacionale.

Burleanu tregoi si Federata rumune arriti të marrë vetëm një vendim të reduktuar nga UEFA, shkaku i disa protokolleve që ndoqën në ndeshje.

“Përgjithësisht, ndërhyrja e UEFA-s nuk është vetëm kur një skuadër largohet nga fusha, skuadra e Kosovës është larguar nga fusha si pasojë e aplikimit të një protokolli nga arbitri, edhe nëse ai protokoll nuk u është komunikuar të gjithëve e kështu me radhë. Ka pasur disa elementë që u mbështetën nga mbrojtja jonë për të siguruar që sanksioni që do të marrim do të jetë i reduktuar”.

“Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se edhe ne kemi pasur një trajtim në Kosovë, krejtësisht të papërshtatshëm përveç asaj që duam të promovojmë në një fushë futbolli, ashtu siç mund të theksojmë shumë mirë faktin që lojtarët kosovarë kanë hyrë në fushë dhe janë disa elementë që më justifikojnë t’i them këto gjëra, duke sfiduar tifozët, sikur të përpiqeshin të ndiqnin këtë qëllim, që ndeshja të mos përfundojë në fushë”.

“Sigurisht që Kosova do të ketë, ose ka pasur sanksione pas ndeshjes së luajtur në Prishtinë, ose do të ketë sanksione pas ndeshjes këtu”, nënvizoi ai.

Rumania shpëtoi lehtë me një vendim të butë të UEFA-s pavarësisht thirrjeve dhe banerit të shpalosur ku thuhej “Kosova është Serbi”.

UEFA e gjobiti me 52 mijë euro Federatën Rumune, si dhe e ndëshkoi me një ndeshje pa praninë e tifozëve, pra kundër Andorrës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë