Loading…

Shija jofisnike e letërsisë

  • Nga

  • EDI RAMA

  • 15/10/2019 | 13:17

Shija jofisnike e letërsisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një opinioni për ‘Politico’ ka thënë se ndarja e çmimit Nobel për Peter Handke është një tjetër skandal nga Akademia Suedeze dhe një çmim që shkon për përkrahësin dhe adhuruesin e Slobodan Milosevicit, transmeton Gazeta Metro.


Shkruan: Edi Rama

Vendimi i Akademisë Suedeze për ti dhënë Çmimin Nobel për Letërsi, autorit Peter Handke javën e kaluar ishte një veprim tronditës që duhet të shqetësojë botën politike, aq sa ka shqetësuar edhe botën letrare.

Autori austriak është një mbështetës i ish-udhëheqësit nacionalist serb Slobodan Milosevic dhe një falës për fushatat e tij gjenocidale në luftërat jugosllave, të viteve 1990. Megjithatë provave të hekurta të krimeve dhe regjimit Serb, Handke shkoi aq larg saqë ndjeku gjyqin e ish diktatorit në Hagë, dhe më vonë, funeralin e tij.

Mbrojtësit e vendimit të Akademisë Suedeze kanë thënë se pikëpamjet e Handke duhet të mbahen të ndara nga aftësia e tij unike, artistike dhe kontributet e tij në letërsi. Disa kanë argumentuar gjithashtu se qëllimi i shkrimtarit austriak ishte gjithmonë të provokonte, dhe se bindjet e tij politike të pazakonta duhet të shihen si pjesë e një përpjekje më të gjerë, për të ndezur debat dhe mendim të lirë politik nga kufizimet e tepërta.

Ndarja e veprës letrare të Handke nga politika e tij do të ishte një gabim i madh. Duke pasur parasysh miratimin e tij për regjimin e Milosevicit, spastrimin etnik dhe torturave, kontributi i Handke është thellësisht politik.

Shembulli më i çuditshëm i rrëfimit të gabuar të Handke është udhëtimi I shkurtër, ‘’Udhëtimi për lumenjtë: Drejtësia për Serbinë’’, botuar në 1997, në të cilën ai dokumenton jetën e përditshme të serbëve vendas pas përfundimit të luftërave ballkanike, në fillim të viteve 1900.

Siç e vë në dukje Handke në epilog arsyetimi I tij nuk ishte të mblidhte ‘’fakte të liga’’ por të sigurojë një tregim, që do mbështeste paqen. Serbët që paraqiten në tregimin e Handke janë shpirtra të zakonshëm, të varfër, e që flenë në bodrume të pa ngrohura. Ai i përshkruan ata duke ngrënë sarma (lakra të mbushura) dhe kajmak, dhe duke pirë verë nga Smederevo. Në rrëfimin e tij, këta njerëz që janë plagosur thellësisht nga përçmimi i pjesës tjetër të Evropës, e cila ia ktheu shpinën.

Duke u përqendruar në përvojat e përditshme të serbëve lokalë, Handke anashkalon tragjedinë e grupeve tjera etnike në rajon, dhe përforcon narracionin ‘’ e gabuar’’ serb të udhëhequr nga Milosevic, dhe kështu iu dha ideja se qytetarët serb ishin viktima, të cilat duhet të ngriheshin në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Handke është gjithashtu i heshtur kur bëhet fjalë për rolin e Serbisë në tragjedinë ballkanikë, të viteve 1990, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë. Ai i paraqet  mizoritë e kryera nga regjimi i Milosevicit si pretendime të bëra nga mediat perëndimore, në vend se të publikonte faktet e dokumentuara nga Gjyka Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë.

Duke injoruar këto fakte, Handke siguron një amnisti dhe falje të nënkuptuar për përpjekjen gjenocidale të liderit serb. Ai gjithashtu është duke u përpjekur të rishkruajë historinë. Injorimi I ambicieve hegjemoniste të Serbisë dhe gjenocidit të mbështetur nga ky shtet, i lejon atij të vë fajin mbi Slloveninë dhe Kroacinë si nismëtaret e shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe t’i atribuojë meritat e paqes te Milosevici, pas Dejtonit në Jugosllavi.

Puna e Handke nuk mund të ndahet nga shërbimi politik, që bëri udhëheqësi I ndjerë serb. Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi, ato janë thirrje për urrejtje, dhe forcojnë paragjykimet.

Nuk ka dyshim se Handke duhet të lexohet, studiohet dhe diskutohet. Por ngritja e punës së tij mbi kandidatët e tjerë më meritor për çmimin Nobel është një gabim. Siç shprehet autori dhe kritiku letrar Hari Kunzru: ‘’Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, i cili ndërton një pasqyrë të madhe me verbimin etik tronditës’’.

Çmimi Nobel nuk do ta bëjë Handken një shkrimtar të shkëlqyer. Në zgjedhjen e autorit austriak, Akademia Suedeze ka arritur ta zvogëlojë vlerën e çmimit dhe të shndërrohet në një skandal tjetër, që do të dëmtojë reputacionin e tij për dekadat e ardhshme.

(Autori i kësaj kolumne është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë