Kompania Apple ka siguruar një leje për të testuar veturat pa shofer në Kaliforni. Me këtë nismë Apple i bashkohet listës së prodhuesve të veturave në Kaliforni, të cilët pritet të sjellin veturat që ecin vetë.
Këto vetura do të hidhen në treg në vitin 2020, por disa ekspertë besojnë se do të duhet më shumë kohë që kjo të ndodh.
Apple po dëshiron të shkojë përtej prodhimit të telefonave, ndaj do të bëjmë të pamundurën që kjo nismë të shkoj mirë”, -ka thënë shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook./gazetametro.net