Loading…

Shikoni raketën e re ‘të mençur’ dhe të tmerrshme të Izraelit ‘Seabreaker’

  • 09/12/2021 | 09:35

Shikoni raketën e re ‘të mençur’ dhe të tmerrshme të Izraelit ‘Seabreaker’

Predha e gjeneratës së pestë mund të lëshohet nga deti apo toka dhe të godasë caqet 300 kilometra larg me saktësi. Kjo predhë ka kapacitete të përcaktimit automatik të caqeve me rreze infra të kuqe dhe ndjekjes së tyre, transmeton Gazeta Metro.


Kompania izraelite e zhvillimit e prodhimit të armatimit Rafael Advanced Defense Systems ka njoftuar se predha Seabreaker është njësi e artilerisë dhe e marinës “një shumëfishim i forcës, e zhvilluar që të përballoj sfidat në arenën e luftërave moderne” theksohej në kumtesën e Rafael.

Predha e gjatë katër metra peshon më pak se 400 kilogram dhe fluturon në shpejtësi nën shpejtësinë e zërit drejt cakut të saj. Me drejtim infra të kuqe dhe kapacitet të njohjes automatike të caqeve, mund të lëshohet natën dhe ditë dhe në të gjitha kushtet atmosferike.

“Është e mençur dhe e drejtpërdrejtë” ka thënë një zyrtar i lartë i Rafael të martën reporterëve, duke shtuar se Seabreaker sjellë gjithë kapacitetet e kompanisë izraelite në një goditje precize me predhë të gjeneratës së pestë.

Seabreaker ka aftësi të manovrimit dhe shmangies së pengesave derisa fluturon në nivel të ulët mbi tokë apo det duke skanuar, nën nivelin lartësisë së zbulimit të mbrojtjeve kundërajrore.

Kjo armë duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe tjera teknologji të përparuara si mësimi i thellë dhe aftësia e përputhjes së terrenit, ka aftësinë që automatikisht të identifikoj dhe ndjekë shënjestrat.

Predha me saktësi kirurgjike mund të operohet në zona të pamundësuara të GPS dhe është imune ndaj masave elektronike anti predha./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë