Loading…

Shikoni se si lojtari i Romës godet bashkëlojtarin e tij pak pas fitores në Tiranë

  • 26/05/2022 | 15:10

Shikoni se si lojtari i Romës godet bashkëlojtarin e tij pak pas fitores në Tiranë

Mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë, Roma mposhti 1-0 Feyenoordin në finalen e edicionit të parë të Ligës së Konferencës dhe arriti trofeun e parë europian pas vitit 1961, por një skenë aspak e këndshme mund të ju ketë ikur kur një nga lojtarët e Romës godet bashkëlojtarin e tij, shkruan Gazeta Metro. 


Pas ngritjes së trofeut nga lojtaret e Romës, një skenë që s’duket aq e këndshme është momenti kur Gianluca Mancini godet bashkëlojtarin e tij Felix Afena-Gyan.

Nuk është e qartë nëse ishte një shkaka apo ndonjë keqkuptim mes lojtarësh.

“Kjo nuk është një pamje e mrekullueshme për Mancinin… Felix Afena-Gyan është një 19-vjeçar që luan vitin e tij të parë me Romën dhe duket se nuk ka bërë asgjë të keqe, e lëre më ndonjë gjë që të meritoj këtë reagim”, ka shkruar personi që e ka shpërndarë këtë video./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë