Loading…
Shikoni se si Ushtria Amerikane bombardoi ISIS deri në harresë, lëshoi 36 tonelata bomba mbi ishullin ku ishin fshehur
  • 12/09/2019 | 12:13

Shikoni se si Ushtria Amerikane bombardoi ISIS deri në harresë, lëshoi 36 tonelata bomba mbi ishullin ku ishin fshehur

Ushtria Amerikane bombardoi dje pika të ISIS në veri të Irakut sipas, lajmëroi dje ushtria amerikane që udhëheqë aleancën kundër organizatës terroriste, transmeton Gazeta Metro.


“Nuk do t’i lejojmë atyre mundësinë e fshehjes në ishullin Qanus” tha Gjenerali Eric T. Hill, Komandanti i Operacioneve të Përbashkëta Speciale. Ai shtoi se kjo është aksioni më i fundit për të ju mundësuar aleatëve të tyre për të stabilizuar rajonin.

Aeroplanë luftarak F-15 dhe F-35 lëshuan 36 mijë kg bomba mbi ishullin Qanus ku ishin fshehur njësite të ISIS.

Forcat Ajrore Amerikane njoftuan se aeroplanët luftarak amerikanë kanë dyfishuar numrin e bombardimeve dhe predhave të lëshuara muajin e kaluar ndaj pikave të ISIS.

Po ashtu dje u njoftua se u shënua pesë vjetori i formimit të koalicionit për luftimin e ISIS të udhëhequr nga SHBA’të. Deri tani vetëm në pak pika kanë mbetur fanatikët e ISIS në Irak e Siri.

Njëjtë është raportuar edhe për operacionet në Afganistan kundër terrroristëve Talibanë dhe degës së ISIS atje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë