Mesfushori që sapo zbriti në Anfield Thiago Alcantaras, nuk është se po habit me shkathtësitë e tij që ishin të njohura tanimë por entuziazmi po vërehet qartë edhe në stërvitje, tifozët e Liverpool brohoritnin kur shfaqte aftësitë e tij, transmeton Gazeta Metro.
Mesfushori spanjoll e kompletoi kalimin te ‘The Reds’ në këtë afat nga Bayern Munich për një shumë rreth 30 milionë euro.
Alcantara debutoi në fitoren 2-0 ndaj Chelsea në javën e kaluar, duke u inkuadruar në pjesën e dytë.
‘thiagooo! that’s football! good boy’ 😭 pic.twitter.com/taJVpCrbkF
— ari (@lfcxari) September 25, 2020
Që kur bëhen matjet zyrtare na edicioni 2003/04, Alcantara ka arritur që të bëjë më së shumti pasime në 45 minuta në histori të ligës.
Thiago nuk po ndalet me kaq, pasi tifozët e Liverpool kanë shijuar aftësitë e tij në stërvitje. Alcantara ka qenë i pandalshëm, derisa përkrahësit e klubit anglez mendojnë se do të mbrojnë titullin e Ligës Premier me një lojtar si ai.
Liverpool e pret Arsenal në xhiron e radhës në Premier League ku ka rastin të përforcoj më shumë rolin e favoritit për titull kampiion. Ndeshja do të luhet të hënën e javës që vjen./gazetametro.net
Everything Thiago does is just so smooth and effortless 👏 pic.twitter.com/YNYHS9ciR5
— Watch LFC (@Watch_LFC) September 25, 2020