Loading…

Shikoni si serbët i ikin pyetjeve të gazetarit britanik rreth skandalit me flamurin e Kosovës

  • 26/11/2022 | 20:34

Shikoni si serbët i ikin pyetjeve të gazetarit britanik rreth skandalit me flamurin e Kosovës

Serbët nuk kanë pranuar të flasin rreth shfaqjes së flamurit skandaloz në dhomën e tyre të zhveshjes nga ndeshja Brazil – Serbi, që u zhvillua të enjten mbrëma.


Në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të.

Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk ka dorëzim”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët.

FIFA njoftoi këtë të shtunë se ka nisur tashmë hetimet, duke hapur procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë.

Gjatë ditës të sotme Marko Grujic u paraqit në një konferencë për media, aty ku nuk shpëtoi pa u pyetur rreth rastit në fjalë.

Neil Barker, gazetari nga “Associated Press”, u interesua për rastin në fjalë, teksa provoi të merrte një koment nga Grujic. “Pse lojtarët zgjodhën ta vendosin atë flamur në dhomën e zhveshjes”, ishte pyetja e Barker.

Megjithatë, zyrtari për media nga Federata serbe, Milan Vukovic, reagoi menjëherë duke mos lejuar që mesfushori i Portos të përgjigjej.

Vukovic tha para gazetarëve se “do të diskutohet vetëm për duelin me Kamerunin”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë