Një kriminel ende i paidentifikuar sipas njoftimit të policisë kufitare amerikane u xhirua duke e hedhur një djalë 4 vjeç nga barriera kufitare afër qytetit San Diego në shtetin e California që shpërfaq problemin me imigrimin ilegal në kufirin jugor të SHBA’së që po kontrollohet nga kartelet kriminale të drogës në anën tjetër të kufirit me Meksikën, transmeton Gazeta Metro.
Raportohet se mbi një milion e gjysmë imigrantë ilegalë kanë kaluar kufirin deri tani në mandatin e administratës së presidentit amerikan Joe Biden, që është edhe një temë me peshë të madhe në ciklin elektoral në SHBA.
Me 24 maj patrulla kufitare amerikane njoftoi për këtë incident që ndodhi duke e publikuar edhe xhirimin e kamerave të sigurisë. Në të shihen një i rritur duke me të voglin që po mbante në dorë dhe pastaj e hedh në tokë pasi kalojnë rrethojën kufitare 10 metra të gjatë.
A 4-year-old was dropped from the border barrier by an unknown subject in San Diego, Monday. Responding Agents and EMS providing first aid to the child also reported gunshots near their position while tending to the child. Remarkably, the child is ok! Do not trust smugglers! pic.twitter.com/MlOp2qka72
— Chief Raul Ortiz (@USBPChief) May 22, 2023
Policia kufitare njoftoi se fëmija kishte shpëtuar mrekullisht pa lëndime të mëdha kur i ishte ofruar ndihma e parë pas intervenimit. Intervenimi ishte i konsiderueshëm nga forcat e rendit pasi kishte pasur edhe të shtëna me armë afër lokacionit të tyre. Oficeri i lartë policisë kufitare amerikane në fund të publikimit kishte shkruar një porosi që të mos u besohet trafikantëve.
Sipas disa raporteve të mëparshme mbi rreth 60 % e fëmijëve që hyjnë ilegalisht në SHBA nga kufiri me Meksikën nuk kanë lidhje familjare me personin shoqërues gjatë kalimit. Gjatë procesit të kontrollit të personave të ndaluar në qendrat e mbajtjes ishin kryer edhe teste të ADN’së nga autoritetet amerikane me synim të ndalimit të trafikimit të fëmijëve, që tani planifikohen të ndërpriten sipas disa raporteve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar mbi 13 miliardë dollarë për të sponsorizuar minorenët e pashoqëruar në kufi që nga viti 2012 sipas të dhënave të agjencisë amerikane të Shërbimeve Shëndetësore dhe Humane. Mbi 150 mijë adoleshentë të pashoqëruar kanë kaluar kufirin amerikan ilegalisht vetëm në vitin 2022. 2.1 miliardë dollarë janë shpenzuar nga qeveria e SHBA’së për kujdesin e tyre atë vit. Kjo shifër i bie që 18 mijë dollarë janë shpenzuar për çdo adoleshent që u zu duke kaluar ilegalisht kufirin.
Përllogaritet se 1.5 milionë imigrantë ilegalë kanë hyrë në SHBA që prej fillimit të mandatit të presidentit amerikan Joe Biden më 2021. Përllogaritet se 450 mijë të tjerë janë raportuar të kenë hyrë çdo vit më 2018, 2019 dhe 2020 gjatë mandatit të presidentit amerikan Donald Trump.
Një anketë më e fundit nga televizioni amerikan CBS News zbuloi se vetëm 37 % e amerikanëve e miratojnë menaxhimin e situatës në kufirin jugor të SHBA’së nga kjo administratë, 63 % nuk pajtohen./gazetametro.net