Loading…
Shiste limona nëpër rrugë: Lexoni 6 fakte për djalin e varfër që u bë president
  • 20/06/2019 | 15:27

Shiste limona nëpër rrugë: Lexoni 6 fakte për djalin e varfër që u bë president

Recep Tayyip Erdogan , Presidenti i Turiqsë është padyshim njeriu i momentit në Turqi por edhe një nga protagonistët e diplomacisë botërore. Rruga e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe gjithmonë është shoqëruar me dritëhije të forta, ai në fëmijëri ka qenë shumë i varfër dhe shiste limonë, shkruan Gazeta Metro.


Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur:

1. Erdogani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.

2. Ka qenë i burgosur për ‘kërcënim ndaj sekularizmit’ (ndarja e shtetit nga feja). Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

3. Recep tayyip Erdogan, ka paraparë që Turqia në vitin 2030 të jetë vendi më i fuqishëm në botë, si në aspekt politik e poashtu edhe në atë ekonomik.

4. Ishte 4 vjet si krye-bashkiak i Stambollit, ndërsa 11 vjet si Kryeministër, dhe tash si president.

5. Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra.

6. Arritja më e madhe politike e Erdoganit është marrëveshja paqësore dhe ndalja e gjakut që është bërë rreth Qipros dhe PKK (Ushtria e Punëtore të Turqisë), si dhe kërkim-falja që iu bë popullit armen për një krim që kishte ndodhur para më shumë se nëntë dekada./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë