Shumë herë i ka rastisur që të kalojë rrugëve të fshatit Kranidell të Kamenicës, pa telashe.
Por, Florim Spahiut, drushitës në rajonin e Gjilani, të martën i doli problem me rojën e pyllit, edhe pse prerjen e druve e bënë në mënyrë legale, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se nuk u pajis me leje për bartje nga pylltari, Rrahman Geci.
Bile, Spahiu tha se edhe u kërcënua me armë nga ky i fundit.
Spahiut shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Geci nuk u kryen shërbimet fshatarëve.
E sipas tij, mos pajisjen e tyre me fletë poseduese për bartje rojtari Geci e bëri për një arsye.
Paratë, të cilat kësaj herë nuk ia dhanë.
Në dijeni për këtë rast është edhe policia e rajonit të Gjilanit, të cilët edhe kanë intervistuar disa persona për rastin.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me të akuzuarin Rrahman Gecin, por që ai nuk ka dashur të flas para kamerave duke thënë se me këtë rast do të merret prokuroria.
Të informuar me rastin janë edhe Agjencia e Pyjeve e Kosovës në Kamenicë, por përgjegjësi i saj në Kamenicë, Basri Myrtaj, përmes telefonit i tha Klanit së nuk dinë më shumë detaje.
E në rast se institucionet nuk e rregullojnë këtë problem, fshatarët thonë se do të merren vet me të.