Loading…
Shitet laptopi në të cilin gjenden gjashtë virusët më të rrezikshëm të kompjuterëve
  • 01/06/2019 | 19:43

Shitet laptopi në të cilin gjenden gjashtë virusët më të rrezikshëm të kompjuterëve

Një laptop i vjetër me gjashtë IT viruse të konsideruara si më të rrezikshmet në botën e IT-së dhe që simbolizonte rreziqet e internetit u shit këtë javë në ankand për 1.34 milionë dollarë, transmeton Gazeta Metro.


Kompjuteri, Netbook Samsung NC10 i vitit 2008, i cili ka sistemin Windoës XP SP3, nuk do të ishte për asgjë i veçantë po të mos i bartte virusët ILOVEYOU, MyDoom, SoBig, DarkTequila, BlackEnergy dhe Wannacry.

Këta virusë kanë shkaktuar së paku 95 miliardë dëme në dy dekada, sepse kompanitë nuk kanë qenë të përgatirua për sulmet të cilat më parë nuk i kanë përjetuar, ka thënë Guo O Dong, krijues i kësaj vepre artistike me emrin “Qëndrueshmëria e kaosit”.

Ai prezantohet si artist bashkëkohor, veprat e të cilit kritikojnë “kluturën ekstreme on-line”. Kompjutori gjatë kohës së ankandit ndodhej në Nju Jork, ndërsa ka mundur të shihet nëpërmjet live-streamit, i ndezur, por jo i lidhur në internet.

Do t’i dorëzohet blerësit i cili duhet të obligohet se nuk do ta lidhë në internet, në mënyrë që virusët të mos përhapen. Ankandi është organizuar në partneritet me kompaninë për siguri informative DeepInstinct./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë