Loading…
Shitet për 18.9 milionë dollarë vetura më e shtrenjtë në botë
  • 20/03/2019 | 22:26

Shitet për 18.9 milionë dollarë vetura më e shtrenjtë në botë

Bugatti njihet si brendi që prodhon veturat më të shtrenjtja në botë, por kësaj radhe ka kaluar çdo kufi, duke e ndërtuar atë më të shtrenjtën, transmeton Gazeta Metro.


“La Voiture Noire”, që është Makina e Zezë për francezët, është dhurata që ky brend ja ka bërë vetvetës për ditëlindjen e 110, por që e shiti për plot 18.9 milionë dollarë.

Sidoqoftë, ende nuk është bërë e ditur se kush është blerësi i kësaj super-veture, por është përshkruar si një “entuziast për Bugatti”.

E zbuluar për publikun në Geneva Motor Shoë , makina është e bazuar në dizajnin e prodhimit tjetër të kompanisë, Chiron, që kushton 3 milionë dollarë.

Kujtojmë se ky brend njihet për ndërtimin e veturave të shtrenjta, çmimet e të cilave nuk i përballon çdokush./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë