Loading…

Shiu shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Gjilanit

  • 12/08/2020 | 17:43

Shiu shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Gjilanit

Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13:30 ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Gazeta Metro.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësisë së Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit, ku aktualisht po e largojnë ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për medie nga Komuna e Gjilanit.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantes, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë