Loading…
Shkaktarët që i kanë shtyrë kosovarët drejt ISIS’it
  • 13/08/2019 | 19:57

Shkaktarët që i kanë shtyrë kosovarët drejt ISIS’it

Ekspertja e Sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka treguar disa arsye që i ka nxitur grupe të caktuara të qytetarëve nga Kosova që të marrin pjesë në luftërat e huaja, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka bërë edhe një krahasim mes shkaktarëve të shteteve të tjera dhe atyre të Kosovës.

“Janë disa kategori të shkaktarëve; shkaktarët e jashtëm dhe ata të brendshëm. Të brendshëm mund të hyjnë disa dhe këtu përfshihet edhe sistemi shtetëror apo mungesa e atij të duhur. Nuk është më sekret që në Europën Perëndimore dhe SHBA një prej shkaktarëve kryesorë është margjinalizimi i emigrantëve të gjeneratës së dytë dhe të tretë. Pra ata persona që nuk e mbajnë mend as vendlindjen se si është duke dhe që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me të”.

“Një qytetar në një shtet të caktuar duhet të ndihet që ai shtet ia ofron të drejtën që ai ta ruajë identitetin e vet. Ata që nuk e kanë një ndjenjë të tillë është shumë më lehtë që të pësojnë një krizë të identitetit. Ata nuk mund të integrohen në shoqëri janë pre më e lehtë e faktorëve të ndryshëm, qofshin ata edhe kriminalë apo edhe radikalë”.

Kjo është për pjesën e Perëndimit, por Ballkanin Perëndimor që kanë ndikuar të disa persona që të shkojnë të luftojnë në një luftë të jashtme nuk janë të njëjtë as në mes Kosovës dhe në rajon, ka thënë ajo për në Info Magazine.

“Por ajo çka e bën Kosovën ndryshe nga vendet e rajonit janë ndërrimet e shpeshta politike. Ka pasur kriza të mëdha në transformimin apo në shtetformim. Në këtë aspekt na ka ikë uniteti i qytetarëve që papritmas janë ndje si pa pronar dhe kanë filluar të kenë krizë të identitetit”.

“Po ashtu mungesa e sigurisë njerëzore në përgjithësi ku përfshihet edhe besueshmëria te institucione se sa janë të gatshme t’iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Kjo s’ka të bëjë me pjesën sociale të varfërisë sesa që ka të bëjë me mendjen, personalitetin e individit dhe humbjen e besimit”.

Ndërkaq, avokati Kolë Berisha ka thënë se është një mori motivesh që i shtynë qytetarët e Kosovës drejt vende të luftës në Siri dhe këtu nuk është vetëm ideologjia.

“Përpara njerëzit janë integruar në grupe të caktuara radikale dhe terroriste vetëm nga ndikimi i një faktori apo motivi, për shembull ai fetar apo kombëtar. Por sipas hulumtimeve dhe analizave është konstatuar se numri absolut i rajoneve tona nuk kanë shkuar apo integruar në grupe terroriste vetëm nga një motiv, por nga disa të gërshetuar. Njëri prej tyre ka qenë lakmia pasurore sepse atje është propaganduar se mund të merren 40 mijë dollarë apo plaçkat e luftës. Pra motivi ka qenë pasuror, ideologjik sepse kanë shkuar në emër të ideologjisë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë