Loading…

Shkaktari kryesor për përqindjen e ulët të investimeve kapitale është mungesa e Bordit të OShP’së, tha Ibrahimi

  • 05/08/2022 | 16:40

Shkaktari kryesor për përqindjen e ulët të investimeve kapitale është mungesa e Bordit të OShP’së, tha Ibrahimi

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, konsideron se mungesa e funksionalizimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), është fajtore për rënien e ulët të investimeve kapitale.


Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi thotë se mungesa e këtij bordi ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe si pasojë e saj vetëm 11 për qind e mjeteve janë investuar në projekte kapitale.

“Është për keqardhje që vetëm 11 për qind e mjeteve financiare janë investuar në investime kapitale. Komunat kanë shprehur keqardhje për këtë përqindje kaq të ulët, problemet kryesore janë mosfunksionalizimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të cilat janë identifikuara nga kryetarët e komunave, sepse aty janë deponuar shumë ankesa nga operatorët ekonomik privat dhe këto ankesa nuk ka pasur kush t’i shqyrtojë, pra faji është ekskluzivisht i nivelit qendror për mosfunksionalizimin e bordit të OSHP-së, shumë projekte dhe investime do të përmirësonin jetën e qytetarit nuk ka ndodhur”, tha ai, teksa pret që ky bord të funksionalizohet sa më parë pasi janë përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës

Krahas këtyre probleme, Ibrahimi thotë se edhe rritja e çmimeve në vend, i ka pamundësuar operatorët ekonomik t’i nisin projektet e parapara.

“Rritja e çmimeve është problem tjetër. Kemi pas takime me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancën Kosovare të Bizneseve, i kemi dëgjuar hallin e këtyre komuniteteve dhe me këto çmime të cilat kanë qenë të parapara, operatorët ekonomik po hezitojnë të fillojnë zbatimin e tyre. Në përgjithësi mund të themi se Qeveria është fajtorja kryesore përse është kjo përqindje kaq e ulët në investime kapitale”, thotë Ibrahimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë