Loading…

Shkarkimi, arsyeja për përpalsjen për milionat e kerozinës

  • 15/05/2020 | 20:06

Shkarkimi, arsyeja për përpalsjen për milionat e kerozinës

16 muaj pasi u emërua nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Eset Berisha është shkarkuar nga pozita e kreut të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, të martën mbrëma.


KOHA merr vesh që dy nga arsyet që dërguan në shkarkimin e Berishës ishin edhe mosmarrëveshjet që ai pati me Limakun, i cili menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e për çka sipas Qeverisë Kosova rrezikonte të shkonte ne Arbitrazh.

Sherri mes Limakut dhe Berishës kishte nisur me faktin se ky i fundit refuzonte t’i jepte kompanisë “EX Fis” aprovimin për furnizimin me kerozinë edhe për 7 vjet të tjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për çka konserciumi turk pretendonte që po shkelej marrëveshja për partneritetin publiko-privat.

KOHA ka siguruar disa shkresa që vërtetojnë një gjë të tillë.

Në letrën e 20 dhjetorit të vitit që lamë pas, Limaku kishte shprehur shqetësimet tij në lidhje me licencën e ofruesit të saj për shërbime në tokë palëve të treta në ANP “Adem Jashari” për furnizimin me karburant të mjeteve ajrore, e që ishte kompania “Ex Fis”.

Operatori i Aeroportit, Limak, i kishte dërguar njoftim për “zhvillim politik”, edhe më 30 gusht 2019 për shkak te aprovimeve të përkohshme për shërbime në tokë të operatorit, raporton KOHA.

Në bazë të neneve 16.1 dhe 16.2 të Kontratës PPP në mes të Qeverisë dhe Limakut, kur këto njoftime nuk trajtohen brenda 90 ditë pune, operatori ka arsye ta dërgojë rastin në Arbitrazh, në çka është thirrur Qeveria kur e ka shkarkuar.

“Autoriteti pranon që LKIA-ja përmbush të gjitha kriteret e sigurisë dhe teknike që janë të nevojshme sipas Rregullores nr. 4/2011, si e ndryshuar, për dhënien e shërbimeve në tokë. Mirëpo, pa arsyetim mbështetës ligjor, ka vendosur të mos e rinovojë licencën për shtatë vjet të tjerë. Por sipas vendimit të Autoritetit, pas 1 tetorit 2019, LKIA-ja nuk do të ketë autorizim të vlefshëm për të dhënë shërbime në tokë në Aeroport. Kjo nënkupton që LKIA-ja nuk do të mund t’i kryejë obligimet e saj nën Marrëveshjen për Partneritet Publiko-Privat për t’i ofruar këto shërbime. Si rrjedhojë, ne do të pësojmë dëme dhe humbje profiti në vlerë ende të panjohur në këtë moment e të cilat do të reflektohen në uljen e Tarifës së Koncesionit që do të paguhet nga LKIA-ja te Dhënësi”, thuhet në letrën e LIMAK-ut të gushtit 2019.

Berisha për disa herë radhazi ia kishte vazhduar kontratën shkurtimisht kësaj kompanie, herë për 3 muaj e herë për gjashtë.

Ky fakt ka bërë që ish-drejtori i Aviacionit, Eset Berisha, të bëhet edhe objekt i hetimeve nga ana e Prokurorisë së shtetit pasi “Ex Fis” kishte ushtruar kallëzim penal ndaj tij.

“Ex Fisi” më 6 maj kishte dërguar një letër tek Autoriteti dhe Ministria e Infrastrukturës dhe ku ishte ankuar në Eset Berishën, për 16 muaj të udhëheqjes së Autoritetit, kishte lëshuar 7 vendime për zgjatjen e aprovimit lejes së operimit për kompaninë e tyre, vendim i cili sipas tyre duhet të jepet një herë në 7 vjet.

Tutje “EX Fisi” në letër ia kishte kujtuar Berishës së ata ishin kontraktues afatgjatë i koncesionarit e që sipas kontratës për partnerit publiko-privat, e gëzonin të drejtën ekskluzive për të gjitha çështjet komerciale.

Madje, revoltën e tyre e kishin me faktin që Berisha sipas informacioneve në emër të liberalizmit të tregut kishte lëshuar një dokument për furnizim me aviokarburant edhe për dy kompani të tjera.

Këtë fakt ata e kanë parë si tendencë për ta dëmtuar kompaninë e tyre.

Berisha nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS rreth këtyre korrespodencave, por paradite përmes Facebookut ka sqaruar çështjen e arbitrazhit, duke thënë se e ka bërë për hapje të tregut.

“Nëse Qeveria e Kosovës mendon se duhet të ketë shmangie nga zbatimi i ligjeve te Republikës së Kosovës dhe akteve nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve, për shkak të interesave të palëve të cilat kërcënojnë me procese arbitrazhi nëse preken interesat e tyre, atëherë një gjë e tillë është e papranueshme për një shoqëri ku sundon ligji. Rregullat e BE-së kërkojnë që pasi një Aeroport të kalojë pragun prej 2 mil. udhëtarëve, duhet të ketë të paktën dy operatorë për secilën kategori të shërbimeve në tokë. Për momentin ekziston vetëm një operator. E gjitha ajo që kam kërkuar është hapja e tregut të shërbimeve në tokë”, ka shkruar në reagimin e tij.

Sipas tij, arsyeja e vetme e shkarkimit, “krejtësisht politike”, lidhet me “nënshkrimin e letrës së synimit me kompaninë ajrore “Lufthansa” për linjën Prishtinë-Beograd në Ambasadën e SHBA-së në Berlin, më 20 janar të këtij viti”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë