Loading…

Shkarkimi i Dakës skalndaloz dhe i padrejtë, opozita kritikon qeverinë

  • 17/06/2021 | 11:07

Shkarkimi i Dakës skalndaloz dhe i padrejtë, opozita kritikon qeverinë

PDK’ja dhe LDK’ja kanë reaguar për shkarkimin e Dakës, duke e quajtuar vendim politik dhe skandaloz, shkruan Gazeta Metro.


Deputetët Blera Deliu Kodra e PDK’së dhe Driton Selmanaj nga LDK’ja kanë thënë se shkarkimi i saj është politik si dhe dënon rëndë demokracinë si dhe institucionet e pavarura në vend.

Deliu-Kodra theksoi se presidentja është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës pasi është duke zbatuar urdhrin politikë të kryeministrit, Albin Kurti.

“KQZ-ja në këtë fazë të përgatitjes së zgjedhjeve ka pasur nevojë si asnjëherë më parë për stabilitet. Osmani ka shkelur kushtetutën duke zbatuar urdhrin politikë të Kurtit për ta kapur këtë institucion të pavarur. Daka është sulmuar në mënyrën më vulgare nga eksponentët e LVV-së. Është kërcënuar personalisht dhe familjarisht. Osmani në vend që ta dëshmoj forcën për mbrojtën e një gruaje me dinjitet, ajo doli në anën tjetër. Kjo flet më së miri për dhunën politike që po bën qeveria Kurti përmes presidentes”, ka thënë ajo.

Edhe Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se një vendim i tillë paraqet një precedent të rrezikshëm dhe është skandaloz.

Sipas tij, ky vendim është kapje e institucioneve të pavarura të vendit.

“Sipas vlerësimit tonë një vendim i tillë paraqet një precedent të rrezikshëm dhe është skandaloz. Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjeke për kapje të institucione të pavarura”, tha ai./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë