Loading…

Shkarkimi i Krasniqit nga Gërvalla, gazetarja e ‘El Pais’: Sa keq, ishte mik i madh i Spanjës

  • 07/07/2022 | 16:37

Shkarkimi i Krasniqit nga Gërvalla, gazetarja e ‘El Pais’: Sa keq, ishte mik i madh i Spanjës

Gazetarja spanjolle e prestigjiozes “El Pais”, Maria Antonia Sanchez-Vallejo, ka reaguar pas lajmit se konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, është shkarkuar me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvallam.


Gazetarja spanjolle ka thënë se Krasniqi ka qenë një mik i madh i Spanjës dhe se ka ndihmuar gazetarët spanjollë që të afrohen me Kosovën.

“Sa keq të mësosh largimin nga Nju Jorku të konsullit Krasniqi, një mik i madh i Spanjës dhe që ka bërë kaq shumë për t’i afruar gazetarët spanjollë me realitetin e vendit të tij. Do te na mungosh!”, ka shkruar ajo.

Dje Lulzim Kransiqi përmes një letre dërguar ministres Gërvalla kishte treguar se ishte shkarkuar me një email të zv.sekretarit të MPJD-së. Krasniqi gjithashtu në letrën e tij kishte thënë se ministrja Gërvalla kishte kërkuar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Kosovës në New York.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë