Loading…

Shkarkohet drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Mulliqi: U shkarkova shkaku i aksionit të rrënimeve në Orllan

  • 02/08/2022 | 19:19

Shkarkohet drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Mulliqi: U shkarkova shkaku i aksionit të rrënimeve në Orllan

Drejtori i Inspeksionit në Komunë e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se sot nga kryetari i Komunës ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga kjo detyrë, shkruan Gazeta Metro.


Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se vendimi për shkarkimin e tij vjen pas pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës.

“Shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdueshme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, ka shkruar Mulliqi.

Ai thotë se ka pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, “në njërën anë unë në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar!”

“Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz”, ka shkruar Mulliqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë