Loading…

Shkarkohet Fadil Kodra, avokati i tij: S’iu nënshtrua Kurtit e Sveçlës

  • 19/10/2022 | 20:18

Shkarkohet Fadil Kodra, avokati i tij: S’iu nënshtrua Kurtit e Sveçlës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar Fadil Kodrën nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.


Për këtë çështje, ka reaguar avokati i tij, Faton Fetahu i cili tha se “derisa procedura penale fillohet vetëm me vendim të prokurorit të shtetit kur ekziston dyshim i bazuar se është kryer vepër penale, në rastin konkret, për pushtetarët Sveçla dhe Kurti është i panevojshëm dhe i papërfillshëm zhvillimi i një procedure të ligjshme”.

Vendimi për shkarkimin e Kodrës nga pozita që e mbante kaherë është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme më 13 tetor 2022.

I njëjti u firmos të nesërmen nga kryeministri Albin Kurti. Arsyetimi është se Kodra dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prandaj, sipas avokatit Fetahu, nuk ka nevojë për prokurorë që të hetojnë dyshime të caktuara – “ata vetë hetojnë, vetë e kualifikojnë dyshimin e bazuar, vetë akuzojnë dhe vetë dënojnë”.

Ai shtoi në Facebook se shembulli i Kodrës, i cili ishte edhe një nga bashkëluftëtarët e komandantit legjendar, Adem Jashari, në mënyrën më të përkryer e demonstron këtë qasje abuzuese të paligjshme dhe arbitrare.

Më 14 korrik, Paparaci kishte raportuar se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte marrë vendim për lirim nga detyra të Kodrës, i cili ishte u.d. i drejtorit të AME-së.

Por më pas, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pati marrë vendim në shtator që ta pranojë ankesën e Fadil Kodrës dhe ta kthejë atë në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”.

Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Sipas përshkrimit zyrtar, misioni i AME-së është mbështetja e qytetarëve për tu përgatitur, mbrojtur dhe reaguar nga të gjitha rreziqet e mundshme, kryesisht ato natyrore.

Fadil Kodra, është familjari i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.

Vendimi i KM per shkarkimin e Fadil Kodra_14 tetor 2022

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë