Loading…

Ahmeti reagon ndaj shkarkimit të kryeshefi ekzekutiv të “Trafikut Urban”, fton qytetarët të mbrojnë pronën

  • 13/02/2017 | 11:37

Ahmeti reagon ndaj shkarkimit të kryeshefi ekzekutiv të “Trafikut Urban”, fton qytetarët të mbrojnë pronën

E plotësuar: 12:06

Pas shkarkimit të  kryeshefit ekzekutiv të NPK “Trafiku Urabn”, Halil Mustafës, dhe emërimit të ushtruesit  të përkohshëm të kësaj detyre, Hafir Hamitin, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.


Sipas tij, kjo ka ardhur nga hijenat e PDK’së dhe LDK’së, duke shtuar se ky shkarkim u bë nga një bord jolegjitim.

 “Hijenat e PDK dhe LDK në Prishtinë paskan caktuar një bord jolegjitim i cili paska shkarkuar drejtorin në përpjekje për ta sabotuar edhe më tutje trafikun urban”, është shprehur Ahmeti përmes rrjetit social Faceook, raporton gazetametro.net.

“JO! Nuk do ta lejojmë. Ftoj të gjithë qytetarët në mbrojtje të pronës tonë. Stop hajnive e korrupcionit, Prishtina është e qytetarëve”, ka vazhduar ai.

Ahmeti ka folur edhe për gjendjen në të cilën qeverisja e tij komunale ka gjetur kryeqytetin si dhe në çka, sipas tij e kanë kthyer.

“Kur e kemi marr mandatin trafikun urban e kemi gjet me 7 autobusa dhe me punëtorë që nuk kishin marr paga 20 muaj. Autobus të ri Prishtina nuk ka ble 30 vjet. E kthyem në ndërmarrje normale që paguan paga me drejtorin që kishim gjetur aty. Negociuam kredinë dhe kemi blerë 51 autobusë. Kemi përfituar 700 mije euro grante nga Berzhi per ta këndellur kompaninë dhe për ta bërë planin e mobilitetit për Prishtinën”, u shpreh ai./ gazetametro.net.


11:37

Bordi i Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” në Prishtinë njofton për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafës, dhe ka emëruar ushtruesin e përkohshëm të kësaj detyre, Hafir Hamitin.

Njoftimin e ka nënshkruar Avdi Feri, kryesues i Bordit të Drejtorëve.

Në njoftim thuhet:

Njoftoheni se Bordi i Drejtorëve NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë vlerëson se z. Halil Mustafa ka dështuar të ushtrojë funksionin e përcaktuar si kryeshef ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë, duke mos krijuar kushte për punë për Bordin e Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” SH. A. Prishtinë dhe duke mos ushtruar ndikimin e tij si drejtues i ndërmarrjes.

Arsyet e shkarkimit do të i kuptoni nga Vendimi i shkarkimit z. Halil Mustafas nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të NPK “Trafiku Urban” SH. A.Prishtinë, i cili i bashkëngjitet këtij njoftimi. Gjithashtu mund të gjeni edhe Vendimin mbi emërimin e përkohshëm të kryeshefit ekzekutiv, thekson njoftimi, transmeton gazetametro.net.

vendimi

 

vendimi-2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë