Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar nga pozita e tij, shkruan Gazeta Metro.
Vendimi për shkarkimin e tij është marrë të enjten, ndërkaq lidhur me shkarkimin ka shkruar edhe Hoti në Facebook.
“Nëse në krye të një ndërmarrje publike, zgjedhësh pa mbështetje politike, por me konkurs i mbikëqyrur nga Ambasade Britanike, tregon performancë të shkëlqyeshme pas afër 3 vitesh. Pas, 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net