Loading…

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

  • 18/06/2021 | 08:01

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq.


Me 43 vota pro të deputetëve, 27 kundër dhe 10 abstenime është shkarkuar ministri malazez, Leposaviq.

Pas një vendimi të tillë të parlamentit, Fronti Demokrat (DF), aleat i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq ka njoftuar se do të bojkotojë qeverinë dhe parlamentin, raporton rtcg.

“Unë ju bëj thirrje që të heqim qafe DPS-in në mënyrë që të mos ndërtojmë më tej Malin e Zi me ata. Të mblidhemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosim se çfarë të bëjmë më tej”, tha deputeti i DF-së, Slaven Radunoviq.

“Deri atëherë, ne nuk do të hyjmë më në plenum, nëse keni një shumicë të re, thjesht shkoni me ta. Kjo vlen edhe për udhëheqjen e Kuvendit, sepse tani ne jemi në situatën në zero dhe në kërkim të një marrëveshje të re”, tha Radunoviq, e cila gjë ka bërë që më qeveria mos të ketë shumicën në parlament.

Theksojmë se Leposaviq kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo kishte shkaktuar incident diplomatik mes dyja vendeve.

Ndërkohë, Kuvendarët malazez përmes një votimi kanë njohur gjenocidin serb të kryer ndaj myslimanëve të Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndryshe, Kryeministri Krivokapiq njoftoi se nuk do të jepte dorëheqje nga ajo pozitë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë