Loading…

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikimit të veturave (Video)

  • 12/12/2016 | 14:08

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikimit të veturave (Video)

Policia e Tiranës ka shkatërruar një rrjet të trafikimit të mjeteve motorike, të cilët merrnin mjete me qira në kompanitë e autorizuara dhe i shisnin jashtë vendit, duke i deklaruar të vjedhura.


Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Rezervimi” janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë Safet Rizvani, 22 vjeç nga Fieri dhe Denis Dukiç, 30 vjeç banues në Zagreb të Kroacisë. Ndërsa në kërkim janë shpallur F. B dhe M. K, 30 vjeç, raporton Top Channel.

Nga hetimet e policisë rezulton se Safet Rizvani në bashkëpinim me Denis Dukiç, dyshohet se më datë 11.12.2016, kanë tentuar të trafikojnë një automjet të tipit “Skoda Superb”, mjet i cili është marrë me qira nga Denis Dukiç tek një kompani për dhënien e mjeteve me qira.

Gjithashtu Rizvani në bashkëpunim me 30-vjeçarin M. K., më datë 26.11.2016, dyshohet të kenë trafikuar drejt Serbisë, mjetin tip “Skoda Oktavia”, të marrë me qira tek një kompani për dhënien e mjeteve me qira, mjet të cilin e kanë denoncuar të vjedhur më datë 30.11.2016, në Kumanovë të Maqedonisë. Veprimtaria e mirëorganizuar drejtohej nga F. B., për të cilin policia nuk jep më shumë të dhëna për shkak të hetimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë