Loading…

Shkatërrohet banda shqiptaro- turke në Austri

  • 25/01/2017 | 21:30

Shkatërrohet banda shqiptaro- turke në Austri

Pas thuajse një vit vëzhgime dhe hetime policia kriminale e Vjenës ka arrestuar një bandë shtatë anëtarëshe në lagjen Favoriten, shkruan heute.at.


Të arrestuarit janë gjashtë turq dhe një shqiptar të moshave 23 deri në 41 vjeç dhe janë kapur në vendbanime të ndryshme të Vjenës, Austrisë së Epërme dhe në Itali. Përveç këtyre janë kapur edhe 12 persona tjerë të dyshuar për blerjen e drogës nga të sipër përmendurit.

Grupi vëzhgohej prej shkurtit 2016 ndërsa gjatë arrestimit përveç parave kesh u sekuestruan edhe dy kilogram drogë me vlerë 60.000 euro. Katër persona ndodhen në paraburgimin e Vjenës ndërsa një tjetër në Itali, përcjell botasot.info.

Të mërkurën u kapën edhe dy persona tjerë (30, 41), njëri prej tyre shqiptarë. Hetimet për grupin vijojnë. Prokuroria u shqiptoi masën e arrestit me burg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë