Loading…

Shkatërrohet grupi kriminal serb, sekuestrohen 115 kilogramë kokainë dhe arrestohen 7 persona

  • 02/12/2022 | 21:34

Shkatërrohet grupi kriminal serb, sekuestrohen 115 kilogramë kokainë dhe arrestohen 7 persona

Në Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë është shkatërruar një rrjet i kontrabandistëve të drogës të udhëhequr nga serbët, njoftoi agjencia e Bashkimit Evropian Eurojust.


Mediat e huaja, bëjnë me dije se shtatë persona u arrestuan dhe u sekuestruan 115 kilogramë kokainë.

“Eurojust koordinoi një operacion të fundit në të cilin u arrestuan shtatë anëtarë të një rrjeti të trafikut të drogës të udhëhequr nga serbët në Belgjikë, Luksemburg, Holandë dhe Serbi. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 115 kilogramë kokainë, dhe Europol dha mbështetje analitike”, njofton Eurojust.

Grupi i krimit të organizuar trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut nëpërmjet Holandës dhe Belgjikës në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Euronews Serbia, a raportuar Klankosova.

Mësohet se trafikantët e fshihnin drogën në pllaka betoni.

Operacioni i arrestimit u krye më 26 nëntor dhe u sekuestruan 22 pllaka betoni, secila prej të cilave përmbante disa pako me kokainë. Droga ishte fshehur në një magazinë në qytetin belg Arlon, ku u arrestuan katër të dyshuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë