Loading…
Shkatërrohet kështjella e Novobërdës, nga dora amatore e gërrnaçave shkencorë
  • 08/03/2019 | 22:11

Shkatërrohet kështjella e Novobërdës, nga dora amatore e gërrnaçave shkencorë

Kështjella e Novobërdës si pjesë e listës së përkohshme, si aset i trashëgimisë kulturore me zonë të veçantë të mbrojtur, po shkatërrohet në vazhdimësi. Anash mureve të kështjelles mesjetare kanë vendosur tulla. Ky është amatorizmi që i jep marren shkenctarëve vendas, që vulosën skandalin e radhës ne veprën e Novobërdës, transmeton Gazeta Metro.


Ndaj shkatërrimit të saj edhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë pas dëmtimeve të fundit në “Kalanë e Novobërdës – Artanës”.

Shkatërrimi dhe dëmtimi i këtij aseti ka një histori të gjatë, për të cilin KKTK ka raportuar dhe reaguar në vazhdimësi. Në kuadër të raportit për gjendjen e trashëgimisë kulturore që KKTK ka prezantuar në dhjetor të vitit 2018, projekti i “Kalasë së Novobërdës – Artanës”, është pasqyruar si rast që ka tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore, dhe gjendja e saj pas intervenimeve mbetet e keqe, me çarje muresh dhe dëmtime të tjera strukturale.

As ky projekt sikurse projektet e tjera nuk është dorëzuar për vlerësim në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore siç parashihet me nenin 5.2 të Ligjit për Trashëgimi Kulturore.  KKTK nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush e ka vlerësuar këtë projekt, kush ka qenë institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve dhe kush ka bërë pranimin e punimeve, që tanimë është dëmtuar rëndë dhe rrezikon të rrënohet.

Gjithashtu, kompania “Koto” nga Serbia që ka kryer punimet në këtë aset të trashëgimisë kulturore nuk ka qenë e licencuar, siç e parasheh neni 4.16. i Ligjit për Trashëgimi Kulturore.  Neglizhenca e institucioneve, mungesa e kontrollit dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët kryesor që po çojnë në shkatërrimin dhe dëmtimin e trashëgimisë kulturore.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore u ofron bashkëpunim të të gjitha institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe palëve të interesit për ruajtjen e saj. Prandaj, kërkojmë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të respektohet Ligji për Trashëgimi Kulturore dhe ligjet e tjera të fushës, dhe që ndaj personave përgjegjës të iniciohen procedurat e parapara ligjore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë