Loading…

Shkatërrohet rrjeti i hajnave në Prishtinë: Kryen me dhjetëra vjedhje |Publikohen emrat

  • 14/06/2019 | 16:15

Shkatërrohet rrjeti i hajnave në Prishtinë: Kryen me dhjetëra vjedhje |Publikohen emrat

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, transmeton Gazeta Metro.


Siç thuhet në njoftimin e Policisë janë sekuestruar gjësende (mbi 2 000 euro vlerë), që dyshohet të jenë të vjedhura.

Dhjetëra raste vjedhje të rënda, për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale në lagjet Ulpiana dhe Dardania.

Personat e arrestuar: L.B., 19 vjeç, V.S., 19 vjeç, F. S., 19 vjeç, A.Sh., 18 vjeç, S.F., 18 vjeç dhe E.B., 17 vjeç që të gjithë janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, pesë prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë