Në Greqi është shkatërruar një rrjet prostutucioni që skllavronte seksualisht vajza të reja, në mes tyre edhe vajza shqiptare, transmeton Gazeta Metro.
Për veprimtarinë kriminale u arrestua të hënën kreu i bandës me origjinë greke dhe 13 të dyshuar të tjerë.
Gjatë operacionit u ndaluan edhe 45 vajza, nga të cilat 15 ishin vendase ndërsa 30 prej tyre me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.
Viktimave mashtroheshin se vetëm do të fotografoheshin në ambiente luksoze, pa u përfshirë në marrëdhënie seksuale, por më pas vajzat transferoheshin me makinë nëpër hotele ku detyroheshin të kryenin marrëdheënie seksuale.
Shërbimi i vajzave kushtonte 130 euro, shumë kjo e ndarë më së shumti mes pjesëtarëve të rrjetit kriminal.
Hetimet përfunduan të hënën ku dhe filluan edhe arrestimet./gazetametro.net