Loading…

Shkelin rregullat e qëndrimit në BE: 36 shqiptarë kthehen në Rinas pasi u refuzohet azili në Francë e Belgjikë

  • 03/11/2019 | 17:05

Shkelin rregullat e qëndrimit në BE: 36 shqiptarë kthehen në Rinas pasi u refuzohet azili në Francë e Belgjikë

36 shqiptarë janë kthyer në Shqipëri pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe u është refuzuar kërkesa për azil në Francë dhe Belgjikë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 31 prej tyre janë riatdhesuar në Shqipëri nga Franca ndërsa pesë të tjerë nga Belgjika.

Kjo ndodhi si pasojë e operacionit që u zhvillua gjatë ditës së djeshme, i organizuar nga Franca me mbështetje të eskortës së Policisë Kufitare shqiptare.

Policia e Shtetit bën të ditur se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë të gjithë shqiptarët të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirë Schengen, pasi nuk ka mundësi për të fituar azil në vendet e BE’së. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2287090151553998/?t=25

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë