Loading…

Shkelje të panumërta kushtetuese

  • 08/04/2017 | 09:31

Shkelje të panumërta kushtetuese

Ekspertët kushtetues thonë se akti më i lartë juridik i vendit po shkelet në vazhdimësi. Sipas tyre, Kushtetutën e shkel presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, të cilët janë të thirrur për ta mbrojtur atë.


Akti më i lartë juridik i vendit, Kushtetuta e Kosovës, e miratuar nëntë vjet më parë po shkelet tërësisht nga vetë ata që janë të thirrur për zbatimin e saj.

Sipas ekspertëve kushtetues, aktin më të lartë juridik në vazhdimësi e kanë shkelur presidenti i Kosovës, kryeministri dhe kryeparlamentari.

Riza Smaka, i cili ka marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shprehet i zhgënjyer me shpërfilljen e Kushtetutës, e cila po shkelet vazhdimisht.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga mospërfillja, nëpërkëmbja e Kushtetutës. Këtë nuk e përfill kryetari i Kuvendit, e nëpërkëmb kryeministri, ka raste kur është evidentuar se është shkelur Kushtetuta si në Kuvend, po ashtu edhe në Qeveri. Ekzekutivi i vendit i ka cenuar 22-23 parime, norma kushtetuese me rastin e Marrëveshjes për Asociacionin”, ka thënë ai për Zërin.

Smaka thotë se as që ka pritur nga këta liderë institucionalë ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas tij, Kosova dallon shumë me shtetin e së drejtës, pikërisht për shkak të shkeljeve të tilla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë