Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi në Ditën e Kushtetutës, duke ngritur shqetësime për, siç tha ai, shkelje të vazhdueshme të saj në vitet e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj theksoi se gjatë pesë viteve të fundit janë bërë shkelje të panumërta të Kushtetutës përmes vendimeve dhe veprimeve që i ka cilësuar si antikushtetuese, duke anashkaluar qëllimshëm parimet themelore të saj. Sipas tij, kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht.
Ai shtoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës mbetet dokumenti themelor që garanton të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim.
Në fund, Haradinaj uroi edhe qytetarët me rastin e kësaj dite duke thënë: “Urime Dita e Kushtetutës!”./gazetametro.net