Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 11 të La Ligas spanjolle mes skuadrës së Levantes dhe kampionit aktual Atletico Madridit, ku pas 90’ minutave nuk ka fitues në “Ciutat de Valencia”.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Atletico Madridi përmes sulmuesit francez Antoine Griezmann, i cili shënon në minutën e 12’ për 1:0, përcjell KosovaPress.
Golin e barazimit Levante e gjeti nga pika e bardhë, ku nga penalltia shënon mesfushori Enis Bardhi në minutën e 37’ për 1:1.
Pjesën e dytë më mirë e nisi Atletico, ku në minutën e 76’ sulmuesi brazilian Matheus Cunha shënon për 2:1. Gëzimi i mysafirëve zgjati deri në minutën e 90’ të ndeshjes, pasi që përsëri pas një penalltie të akorduar në favor të Levantes, mesfushori Enis Bardhi shënon për 2:2.
Goli i Bardhit ishte i fundit në ndeshjen e sotme, dhe gol tejet i rëndësishëm për të arkëtuar një pikë kundër kampionit të La Ligas.
Me pikët e reja, Atletico Madridi tani zë vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 19 pikë, aq sa ka edhe Rayo Vallecano në vendin e pestë, dhe Osasuna në vendin e shtatë, kurse Levante pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë, respektivisht në të 19 me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes mes Levante e Atletico Madrid është i barabartë 2:2.
— Super Fast Goals (@superfastgoals) October 28, 2021
https://www.youtube.com/watch?v=wuQPrT4Cz1Y