Liverpooli ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, duke grumbulluar kështu edhe më shumë pikë, pasi që titullin veç e kanë fituar, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 34’të në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Brighton.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘The American Express Community Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 1-3.
Mohamed Salah shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa ishte edhe asistues te goli tjetër i shënuar nga Jordan Henderson. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Leandro Trossard.
Kampioni i ri anglez, Liverpool, tani ka 92 pikë në krye të tabelës, kurse Brighton mbetet me 36 pikë në pozitën e 15’të. /gazetametro.net