Loading…

Shkelzen Maliqi për shtatoret: Duhet të ketë ligj dhe rregulla për ngritjen e tyre

  • 30/11/2020 | 18:03

Shkelzen Maliqi për shtatoret: Duhet të ketë ligj dhe rregulla për ngritjen e tyre

Publicisti i njohur kosovar, Shkelzen Maliqi, ka komentuar rreth punimeve dhe vendosjes së shtatorëve që po bëhet pa asnjë kriter në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Maliqi ka thënë se duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte për ngritjen e tyre, çka do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike.

“Shemtia e skulpturave publike, që nga ajo e Klintonit e deri te këto të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre. Duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte të ngritjes së tyre, që do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike nga idolatria arbitrare e mediokre.”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Sipas Maliqit, duhet që të shpallet një konkurs për zëvendësimin e shumë statujave siç janë ato të Klintonit apo Adem Jasharit dhe të zëvendësohën me vepra të artit publik dinjitoz dhe meritor.

Postimi i plotë:

Shemtia e skulpturave publike, që nga ajo e Klintonit e deri te këto të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre. Duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte të ngritjes së tyre, që do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike nga idolatria arbitrare e mediokre. Nuk mjaftojnë reagimet pasi që këto zaptime shëmtuese ndodhin. Publiku duhet të ketë të drejtën ti heq ato, me peticione dhe padi. Jo duke larguar statujat e Klintonit, Adem Jasharit etj. por duke shpallur konkurse për zëvendësimin e tyre me vepra të artit publik dinjitoz dhe meritor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë