Loading…

Shkëlzen Maliqi thotë se posti i Kryeparlamentarit duhet të shkojë me rotacion te LDK e VV

  • 28/01/2020 | 09:28

Shkëlzen Maliqi thotë se posti i Kryeparlamentarit duhet të shkojë me rotacion te LDK e VV

Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se VV e LDK mund të gjejnë zgjidhje për koalicion duke u marrë vesh që me postin e Kryeparlamentarit të bëhet rotacion në Kryesinë e Kuvendit, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Maliqi ka thënë se që Glauku Konjufca mos të largohet nga posti i Kryeparlamentarit duhet të bëhet një rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

“Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për dorëheqje” shkruan Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë