Loading…

Shkëmbim me armë zjarri në qendër të qytetit, plagosen dy kalimtarë

  • 15/07/2017 | 13:28

Shkëmbim me armë zjarri në qendër të qytetit, plagosen dy kalimtarë

Dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë të regjistruar në orët e mesditës së sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.


Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në sheshion “Demokracia” ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve nga automjetet me të cilat lëviznin në zonën e populluar.

Si pasojë e tyre kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një vajzë e re, të dy kalimtarë të rastit.

Burri është tranportuar me urgjencë nga kalimtarët drejt spitalit të Shkodrës, më pas dhe vajza e plagosur.

Gazetari jonë Bepin Kolvataj tha se është qëlluar mbi 6 herë me armë pistoletë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postoblloqe në dy rrugët dalëse./oranews

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë