Loading…

Shkencëtarët izraelit: Në pak javë e kemi gati vaksinën për koronavirusin

  • 28/02/2020 | 12:07

Shkencëtarët izraelit: Në pak javë e kemi gati vaksinën për koronavirusin

Shkencëtarët izraelit janë shumë pranë zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë Ofir Akunis. Nëse e gjitha shkon sipas planit, vaksina mund të jetë gati brenda pak javës dhe e gatshme për 90 ditë sipas njoftimit, transmeton Gazeta Metro.


Në momentin kur vaksina të zhvillohet, do të duhen së paku 90 ditë të përfundoj procesin rregullator dhe potencialisht të dalë në treg.

“Urime për MIGAL për këtë zbulim. Kam besim se do të ketë përparim të mëtejmë, që do të na mundësoj përgjigjen e duhur ndaj kërcënimit të rëndë COVID-19” tha Akunis, duke ju referuar sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Në katër vitet e fudnit, një ekip i shkencëtarëve të MIGAL (Instituti Hulumtues në Galile) ishte duke zhvilluar një vaksinë kundër virusit bronkial infektiv, që shkakton sëmundje bronkiale që afekton shpendët. Efektiviteti i vaksinës është dëshmuar në provat klinike të kryera nga Instituti i Veterinarisë në Izrael.

Në këto teste është demonstruar se vaksinimi shkakton krijimin e antitrupave specifik virusit bronkial, tha Dr. Chen Katz, udhëheqësi i bioteknologjisë në MIGAL. Ai vazhdoi e tha se mund të quhet fat i madh pasi ata kishin zgjedhur si model koronavirusin për sistemin e tyre si dëshmi për konceptin e tekologjisë së tyre.

Këta shkencëtar kishin hulumtuar sekuencën e ADN së koronavirusit të ri që po shkakton dëme në botë tani dhe kishin vërejtur se koronavirusi i shpendëve ka ngjashmëri të madhe me atë që afekton njerëzit, dhe ka të njëjtën mekanizëm të infektimit, që shton gjasat e arritjes së prodhimit të vaksinës në një periudhë të shkurtër kohore tha Katz.

MIGAL do të ishte përgjegjëse për zhvillimin e vaksinës së re, por do t’i duhet të kalojnë në procese rregullatorë, përfshi edhe teste klinike dhe prodhim në shkallë të lartë.

Ministri izraelit Akunis ka udhëzuar drejtorin gjeneral të ministrisë për të përshpejtuar aprovimine  të gjitha proceseve me synim arritjen e prurjes së vaksinës në treg sa më parë.

Kjo vaksinë do të ishte në formë orale, që do ta bënte pikërisht më të përshtatshme për publikun në përgjithësi njoftojnë nga MIGAL./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë